Site icon Telegrafi

Në Shkup protestohet kundër ndotjes së ajrit

Disa organizata ekologjike kanë paralajmëruar një protestë në ora 17 të ditës së sotme, përmes së cilës do të shprehin revoltën e tyre të ndotjes enorme të ajrit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të mbahet para administratës së Bashkisë së Shkupit pasi që asnjë masë e deritanishme e bashkisë nuk ka dhënë ndonjë rezultat të pritur. Bashkia nuk dha asnjë informacion se kush janë ndotësit dhe shkaktarët tjerë të ndotjes. Kështu thonë organizatorët e protestave, që janë një numër organizatash qytetare./Telegrafi/

Exit mobile version