Site icon Telegrafi

Në Shkup prezantohet projekti i Programit për punësim, arsim dhe përfshirje sociale

Mbi 45 projekte do të prezantohen sot në Panairin për projekte në Programin për punësim, arsim dhe përfshirje sociale që financohet nga BE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Panairi mbahet në Fakultetin ekonomik pranë Universitetit Kirili dhe Metodi në Shkup. Në këtë aktivitet do të flet edhe ambasadori Samuel Zhbogar, i cili do t’i prezantojë rezultatet dhe arritjet e Programit për punësim, arsim dhe përfshirje sociale të BE-së, në kuadër të programit disavjeçarë për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013 – IPA./Telegrafi/

Exit mobile version