Telegrafi

Në Shkup organizohet marsh për të drejtat e grave

Platforma për barazi gjinore, me rastin e 8 marsit, Ditës ndërkombëtare të grave, do të organizojë marsh për të drejtat e grave, i cili do të mbahet nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marsh ido të fillojë në ora 12:00 nga sheshi ”Kryengritja e Karposhit” për të vazhduar drejt sheshit ”Maqedonia”, e deri te parku ”Gruaja luftëtare”.

Platfroma thotë se me këtë aktivitet i bashkangjitet lëvizjes globale dhe marshit për barazi dhe të drejta të garantuara për gratë./Telegrafi/