Telegrafi

Në Shkup organizohet konferencë përmbyllëse për mjedisin jetësor

Në Shkup mbahet konferencë përmbyllëse e projektit ”Përfshirja në rritje e shoqerisë qytetare në procesin e vendimmarjes në sferën e mjedisit jetësor”.

Në konferencë do të prezantohen rezultatet dhe ndryshimet që janë arritur në aksionet planore trevjeçare për përfshirje më të madhe të opinionit publik në procesine vendimmarjes në sferën e mjedisit jetësor në disa komuna.

Gjithashtu do të prezantohet rrjeti joformal i mjedisit jetësor që është formuar në kuadër të projektit, roli në përfshirjen e opinionit publik dhe mundësitë për bashkangjitje të tjerëve në këtë rrjet./Telegrafi/