Telegrafi

Në Shkup organizohet forum për çështje ekologjike

Shoqata ekologjike ”Go Green” organizon sot në Shkup aktivitetin ”Forumi për vende pune të gjelbërta dhe arsimimi ekologjik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky forum organizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Zvicerane, ndërsa ka për qëllim të hapë dialog për nevojat e tregut të punës në sektorin e efikasitetit energjetik.

Sipas AIM-së, gjithashtu, qëllimi është që të nxitet interesi te të rinjtë për të mësuar rreth efikasitetit energjetik në kuadër të arsimit profesional dhe të nxitë punësimin në sektorin e ndërtimtarisë./Telegrafi/