Site icon Telegrafi

Në Shkup organizohet ditë informative për programe evropiane në sferën e kulturës dhe arsimit

Ministria e kulturës në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë dhe Agjencisë kombëtare për programe dhe lëvizje arsimore evropiane, organizojnë ”Info dita për programet e Unionit: Europa kreative, Europa për qytetarët, Horizont 2020 dhe Erasmus+”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi i shfrytëzuesve të mundshëm për mundësitë të cilat ofrohen nga këto programe të BE-së, ndërkaq është i destinuar për profesionistët e sektorit kulturor-kreativ, organizatat private, shtëpitë arsimore dhe shkencore, OJQ-të, përfaqësuesit e komunave, institucionet lokale të sferës së kulturës dhe shfrytëzues tjerë të mundshëm të kualifikuar.

Aktiviteti mbahet në Qendrën për koferenca dhe studime në bibliotekën universitare ”Klimenti i Ohrit” në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version