Site icon Telegrafi

Në Shkup organizohen fushata për mbledhje donacionesh për rajonet e prekura nga vërshimet

Komuna Aerodrom e qytetit të Shkupit ka ndërmarrë fushatë për mbledhje të ndihmave për rajonet e prekura nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, janë vënë në dispozicion shkollat fillore të kësajkomune. Ndihmat do të mblidhen deri në ora 22 të ditës së sotme dhe do të vazhdohet edhe nesër, nga ora 8 e deri në ora 22.

Edhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka paralajmëruar fushatë për mbledhjen e ndihmave për rajonet e prekura. Të gjitha njësitë komunale të kësaj partie do të angazhohen dhe nëpërmjet institucioneve do t’i dorëzojnë ndihmat e mbledhura.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)

Ndryshe, nga ora 13 e ditës së sotme, në disa pjesë të Shkupit ka filluar një fushatë për mbledhje të ndihmave të ndryshme në ushqim dhe veshmbathje për rajonet e prekura nga vërshimet./Telegrafi/

Exit mobile version