Sot në Shkup mbahet punëtori për rolin e shoqatave qytetare në zbatimin e protokollit për regjistrimin e emetimit dhe shkarkimit të ndotësve, si edhe për ndërtimin e një regjistri operativ për Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo punëtori organizohet nga Qendra Rajonale për mjedis jetësor për Evropën qendrore dhe lindore dhe Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në kuadër të projektit „Mbështetje në vendosjen dhe përparimin e Protokollit për regjistra për emetimin dhe shkarkimin e ndotësve (RIPZ) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Molldavi“.
Në këtë punëtori do të prezantohet Strategjia dhe Plani akcional për zbatimin e Protokollit për RIPZ në Maqedoni, statusi dhe mënyra e raportimit, problemet e tanishme dhe hapat e nevojshëm për RIPZ./Telegrafi/