‘Politika e re evropiane për kohezion social’ është tema e konferencës që sot në Shkup e organizon Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferencën e organizon SASHK-u në bashkëpinim me organizatat ndërkombëtare të punës dhe nën mbështetje të BE-së.
Në të do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave sindikale nga shumë vende të rajonit. /Telegrafi/