Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) organizon konferencë me temë ”Të dhëna publike për harxhimin e mjeteve publike – përvoja nga rajoni dhe bashkëpunimi në Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë do të prezantohen përvojat e Shqipërisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë. Gjendja në Maqedoni do të shqyrtohet në aspekt të kuadrit ligjor, indeksit të buxhetit, transparencës dhe përmes didsa shembujve të mbledhjes së të dhënave nga institucionet.
Konferenca do të hap çështjet në lidhje me atë se si dhe sa qytetarët mund të informohen për harxhimet e parave të tyre dhe sa janë publike të dhënat për buxhetin e Maqedonisë/Telegrafi/