Telegrafi

Në Shkup mbahet forum për partneritet të hapur qeveritar

Sot në Shkup do të mbahet sot forumi i dytë për partneritet të hapur qeveritar, nën organizimin e Qendrës për kërkime dhe krijim të politikave (QKKP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në forumin ”Pesë vite partneritet i hapur qeveritar: për integrimet në BE, zhvillim të qëndrueshëm dhe njerëzit?”, janë planifikuar të mbahen tre sesione.

Qëllimi është që në të njëjtin vend të mblidhen të gjithë veprimtarët, puna e të cilëve është e ndërlidhur me qëllimet e partneritetit të hapur qeveritar dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Në këtë forum do të marrin pjesë, ministresha për shoqëri informatike dhe administratë publike, Mara Arsovska – Tomovska, bashkërendueshja e përhershme e OKB-së, Luisa Winton, etj./Telegrafi/