Site icon Telegrafi

Në Shkup janë shënuar 11 aksidente rrugore, një person merr lëndime të rënda trupore

Një këmbësor ka marrë lëndimet të rënda trupore, ndërsa shtatë kanë marrë lëndime të lehta nga 11 aksidentet rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një këmbësor ka marr lëndim ka marr lëndimet të rënda trupore, ndërsa shtatë janë lehtë të lënduar në gjashtë nga 11-të aksidente në komunikacion që kanë ndodhur natën e kaluar.

policia rrugore në 24 orët e kaluara ka dënuar 63 vozitës të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni kanë qenë të çkyçur 13 vozitës.

Sipas raportit policor nga komunikacioni kanë qenë çkyçur një vozitës i cili ka qenë nën ndikimin e aloolit, janë çkyçur gjithashtu edhe 11 vozitës të cilët nuk kanë pasur patent shoferi, një[ fillestar dhe janë çkyçur edhe 13 vetura të cilat nuk kanë qenë të regjistruara.

Janë shënuar 61 vetura të cilat nuk kanë qenë të parkuara në rregull, ndërsa merimanga ka ngritur 59 prej tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version