Telegrafi

Në Shkup hapet ekspozita ”Historia e Trashëgimisë”

Me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së trashëgimisë, Arkiva shtetërore e Maqedonisë do të organizojë ekspozitën ”Historia e trashëgimisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti mbahet në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi. Ekspozita është përgatitur nga Arkiva e Republikës së Sllovenisë, në bashkëpunim me Ministrinë e jashtme sllovene, Kuvendin popullor të Sllovenisë, Zyrën për komunikim pranë qeverisë sllovene, Galerisë kombëtare, RTV Sllovenia, Fondi për trashëgimi dhe Përfaqësia e lartë e Sllovenisë për çështje të trashëgimisë.

Në ekspozitë do të shfaqen 13 afishe të dimensioneve 80x120cm, ndërkaq do të jetë e hapur për qytetarët deri më 15 dhjetor./Telegrafi/