Edhe në Maqedoni do të shënohet 5 qershori – Dita botërore e mjedisit jetësor. Motoja e sivjetme është ”Lidhja e njerëzve me natyrën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i kësaj teme është rikujtimi për të ndihmuar më shumë për natyrën, ta respektojmë bukurinë e saj dhe të angazhohemi për mbrojtje të planetit Tokë.
Sipas AIM-së, aktivitetet do të mbahen në Tetovë dhe Shkup, ndërksa organizatorë janë Zyra e UN Environment në Shkup, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM) dhe Qendra për edukim dhe zhvillim nga Tetova.
Përndryshe, në vitin 1972, në ditën e parë të Konferencës së OKB-së për mjedisin jetësor u caktua Dita botërore e mjedisit, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së./Telegrafi/