Telegrafi

Në Shkup diskutohet për të drejtat autoriale

Shumë këngëtarë, artistë, fotografë, etj, ankohen se në Maqedoni nuk respektohet e drejta e autorit, dhe se për këtë gjë nuk ka as mbështetje ligjore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë çështje, në Shkup do të ketë sot diskutim publik për përgatitjen e një propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e përafërta.

Diskutimin e organizon Ministria e Kulturës, kurse aktiviteti do të mbahet në Galerinë kombëtare ”Hamami i Daut Pashës”./Telegrafi/