Site icon Telegrafi

Në shkollat e Istogut të enjten nuk mbahet mësimi, shkaku i motit të ligë

Komuna e Istogut ka njoftuar mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se ditën e enjte, më 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, shkaku i kushteve atmosferike.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Istogut thuhet se në pjesën më të madhe të qytetit dhe fshatrave mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në njoftim thuhet se dita e humbur do të kompensohet.

Erërat e forta që kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale./Telegrafi/

 

Exit mobile version