Telegrafi

Në shitje Chevrolet Corvette SR-2 nga viti 1956

Kompania Corvette Mike, e cila merret me shitjen e makinave muskuloze amerikane, kryesisht të përdorura, ka shumë për të ofruar për koleksionistët me “xhepa të thellë”.

Ky është modeli ‘Chevrolet Corvette SR-2’ i vitit 1956, i cili mund të jetë i juaji për 6.9 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Fjala është për veturën e parë garuese nga vetëm tre njësi të projektuara ndonjëherë dhe duhet theksuar se kjo veturë do të dalë në ankandin e ardhshëm në “Scottsdale Sport & Clasic Autocars”, që do të mbahet nga 12 deri 14 janar.

Vetura me ngjyrë qielli posedon një motor tejet të fuqishëm prej 331 KF, i kombinuar me marshin prej katër shpejtësive.