Site icon Telegrafi

Në Shipol të Mitrovicës do të ndërtohet çerdhe publike në vlerë prej 300 mijë euro

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është takuar me ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit në vlerë prej 300 mijë euro, për ndërtimin e çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës.

“Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar ministren e MAPL-së për mbështetjen e dhënë në bashkëfinancimin e këtij projekti, pasi që do të ndërtohet një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme, duke arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të banorëve të Shipolit.

Për realizimin e këtij projekti Komuna e Mitrovicës ka participuar me 200 mijë euro ndërsa MAPL-ja me 100 mijë euro, dhe ndërtimi i saj do të përfundoj brenda këtij viti”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version