Në Prishtinë, duke nisur nga data 9 shkurt, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të programohet një fushë me akull sintetik, e cila do të përdoret për patinazh.
Lajmin për këtë e kanë konfirmuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njëherësh janë edhe iniciatorët dhe realizuesit e projektit në fjalë.
Madje, duke nisur nga data 9 shkurt, Komiteti Olimpik do të organizojë edhe Festivalin Olimpik “PyeongChang2018”.
Festivali do të zgjasë 16 ditë, ku do të promovohen edhe shumë sporte tjera dimërore.
Ndërsa pista e akullit, do të largohet nga sheshi “Zahir Pajatizi” më datë 25 shkurt, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore. /Telegrafi/