Telegrafi

Në shenjë proteste, zyrtarët e SLS-së bëjnë kalim të organizuar në Merdare

Foto: Arkiv

Zyrtarët e lartë të Partisë Liberale Serbe, kanë njoftuar se nga ora 11 do të organizojnë kalimin në mënyrë të organizuar kufirin në Merdare si shenjë proteste, për shkak të ndalimeve dhe keqtrajtimeve çdo herë e më të shpeshta që po u bëhen zyrtarëve të kësaj partie në Merdare, Dheu i Bardhë dhe Jarinje nga ana e policisë serbe.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se rasti i fundit i ndalimit të zyrtarit të SLS-së ka ndodhur dje te Dheu i Bardhë, ku pjesëtarët e MUP-it serbë e mbajtën për disa orë Srgjan Jovanoviqit, që është marrë në pyetje nga pjesëtarët e BIA-s, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

E lidhur me ndalesën e djeshme kanë reaguar zyrtarët edhe kryeministria i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparalamentari Kadri Veseli. /Telegrafi/