Në SHBA është gjetur trupi i Damjan Nedelkovskit, emigrant i Maqedonisë, i cili u zhduk në nëntorin e vitit të kaluar në një lum të Dakotës së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Los Angeles Times, trupi i 35 vjeçarit u gjend nga një peshkatar në afërsi të bregut të lumit CannonBall, në afërsi të Standing Rock rezervatin e Fisit Sioux. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Ditën e zhdukjes, Nedelkovski kishte marrë një veturë me qira në Glendale dhe ishte nisur për në Tubacionin e Dakotës, për t’iu bashkangjitur protestës së atjeshme kundër ndërtimit të këtij tubacioni.
Lajmin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/