Gjykatësit amerikanë kanë njoftuar se 16 persona që dyshohet se janë “bosët” dhe bashkëpunëtorët e familjes mafioze Gambino, janë arrestuar në SHBA dhe Itali.
Siç raporton BBC, ata akuzon për reketim, kërcënimin e dëshmitarëve, mashtrim dhe vepra tjera të rënda, transmeton Telegrafi.
Thuhet se dhjetëra persona janë arrestuar në rajonin e New Yorkut, derisa gjashtë janë arrestuar nga policia italiane në Palermo dhe Sicili.
“Edhe një tjetër i dyshuar është në arrati”, ka njoftuar zyra e Sekretarit amerikan të Drejtësisë.
Në mesin e të arrestuarve është Joseph “Joe Brooklyn” Lani, njëri nga liderët apo “kapitenët” e familjes Gambino.
Aty janë edhe “ushtari” i organizatës mafioze Angelo “Fifi” Gradilone dhe Francesco Vikari i njohur si “axha Ciccio” si dhe bashkëpunëtori i mafisë nga Sicilia, dhe një tjetër që konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i familjes Gambino.
Siç raporton BBC, familja Gambino është një nga pesë organizatat mafioze nga rajoni i New Yorkut që janë pjesë e Coza Nostra.
Të akuzuarit rrezikohen të dënohen nga 20 deri në 180 vite burgim, natyrisht nëse shpallen fajtor me vendim të plotfuqishëm. /Telegrafi/