Site icon Telegrafi

Në setin e ri fotografik, Dafina Zeqiri: Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të mos frikësohem

Dafina Zeqiri është mjaft aktive dhe e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo shpesh trajton tema të ndryshme, veçanërisht çështjet e shëndetit mendor duke ndarë eksperienca të ndryshme të vetes.

E së fundmi, krijuesja e hitit “Zili Zili” ka realizuar një set të ri fotografik dhe ka pyetur fansat nëse janë bulizuar ndonjëherë për ndonjë postim.

“Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të mos frikësohem. Rrjetet sociale janë bërë si ‘shkollë e mesme’ ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar”.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri thotë se duhet ta kemi prioritet shëndetin mendor

“A jeni bulizuar ndonjëherë nga ndonjë postim? Dhe si ka ndikuar kjo tek ju. Më pëlqen të dëgjoj historitë e juaja, mos hezitoni të komentoni poshtë. Me dashuri, D”, ka shkruar Zeqiri.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Në një postim të bërë ditë më parë, Dafina theksoi se duhet ta kemi primar shëndetin mendor siç edhe e ka trajtuar në këngën “Duro”.

Ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi 18 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version