Në Serbi thonë se askush nuk e di se si e ka “konceptuar” presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq demarkacionin [korrigjimin] e kufirit me Kosovën dhe çfarë do të thotë kjo në praktikë. Lidhur me këtë janë dakorduar kryeredaktori i javores politike serbe “NIN” Milan Çulibrk dhe gazetari Ratko Dmitroviq, kurse parashikojnë se aktualisht nuk është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se konflikti i ngrirë do të zgjasë edhe disa vite.
Në një intervistë për agjencinë serbe FoNet, e cila merret me “stërhollimin nyjës së Kosovës”, publicisëtët serbëjanë pajtuar se ‘askush nuk e di se çfarë është demarkimi [korrigjimi]’ sepse ky term në situatën konkrete kurrë nuk është shpjeguar, përcjell Telegrafi.
“Askush prej nesh nuk e di se çfarë tha presidenti Vuçiq tha kur përmendi këtë demarkim. Unë mendoj e as ai vetë nuk është i vetëdijshë. Nuk jemi demarkuar as me vetveten, se çfarë në fakt do të thotë ajo fjalë”, tha Çulibrk.
Gazetarët serbë pajtohen se marrëveshja sigurisht është një zgjidhje më e mirë sesa konflikti i ngrirë, por Çulibrk thotë se nuk sheh e mënyrë se si mund të arrihet deri te ajo dhe ka frikë se konflikti i ngrirë do të zgjasë edhe disa vite.
“Sa i përket marrëveshjes, besoj se nuk ka vullnet të mirë nga të dy palët, por në rrethanat e tanishme marrëveshja nuk është e mundur”, tha Dmitroviq.
Ai tha se kompromisi është i pamundur për arsyen e thjeshtë se, sipas tij ‘Prishtina mendon se kompromisi do të ishte të mos vrasin dhe dëbojnë serbët, kurse Serbia t’u jap atyre si kompensim karrigen në Kombet e Bashkuara. Por, Çulibrk nuk sheh ndonjë mënyrë se si mund të arrihet deri te një zgjidhje e tillë.
“Unë vërtetë nuk shoh se si është e mundur të arrihet një kompromis. Ne vazhdojmë të dëgjojmë se askush nuk mund të marrë gjithçka ose dikush të humbë gjithçka”, tha ai. /Telegrafi/