Telegrafi

Në sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe vit – sa do të fitonte Ronaldo nëse i baskohet Al Nassrit

Al Nassr raportohet se është i interesuar që të transferojë Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, klubi nga Arabia Saudite tashmë ka bërë ofertë zyrtare të drejtim të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ylli 37-vjeçar do të fitonte 220 milionë euro në tri vite kontratë, derisa do të vazhdonte të ishte në listën e lojtarëve më të paguar në planet.

Më poshtë mund të shikoni se sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, javë dhe vit:

71,9 milionë euro në vit,

2,2 milionë në javë,

197 mijë në ditë,

8, 242 euro në orë,

137 euro në minutë

2.27 euro në sekondë. /Telegrafi/