Site icon Telegrafi

Në seancën për “Ryshfetin” u shikua video inçizimi i shfaqur në Youtube

Në prani të publikut sot në gjykimin e Gjykatës Penale është lëshuar video inçizimi i shkurtër çka ishte shfaqur në Youtube në lidhje me lëndën “Ryshfeti” në të cilën akuzohet Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Video, siç tha gjyqtari Darko Todorovski zgjati më shumë se tre minuta dhe 35 sekonda. Në gjykim ishin të pranishëm Zoran Zaev, avokatët Vane Andreev dhe Filip Medarski, si dhe prokurorja publike Valentina Bislimovska.

Me shikimin e videos përfundoi procedura e dhënies së dëshmive. Seanca e ardhshme është caktuar më 15 maj ku do të thuhen fjalët përfundimtare.

Videoja e plotë, përsëri, për të cilën Zoran Zaev akuzohet për pranim të ryshfetit, ka qenë e lëshuar edhe në seancën e më hershme pa pranin e publikut. Zaev kërkoi që në masa të veçanta hetimore që të lëshohet në publik, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version