Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Para Samitit të BE-së, ajo është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në ceremoninë e fotografisë zyrtare me liderët e shteteve të BE-së, presidentja dëgjohet derisa ka një ftesë.
Ftesa erdhi pasi Presidentja e Komisionit Europian, e pyeti Osmanin se “si është Dua Lipa”.
Ajo më pas i ftoi në “Sunny Hill Festival 2022” të tretë dhe i tha se do të ketë artistë të mrekullueshëm.
“Sunny Hill” përndryshe është rikthyer sërish në Kosovë, pas një sërë diskutimesh për zhvendosjen në Tiranë.
Në këtë të fundit do të organizohet po ashtu në fund të muajit gusht, më 26, 27 dhe 28 gusht.
Të konfirmuar deri më tani janë yje të shumtë ndërkombëtar. /Telegrafi/