Mbetjet e raketës së Kinës, të lëshuar muajin e kaluar, janë “zhytur” përsëri në atmosferë, duke rënë në perëndim të Maldiveve në Oqeanin Indian.
“Pas monitorimit dhe analizës, në 10:24 më 9 maj 2021, rrënojat e fazës së fundit të Long March 5B Yao-2 kanë hyrë përsëri në atmosferë”, tha Zyra e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar nga Kina në një deklaratë të dielën në mëngjes, përcjell Telegrafi.
Ajo shtoi se shumica e përbërësve u dogjën në ri-hyrje.
Shërbimi i monitorimit Space-Track, i cili përdor të dhëna ushtarake të SHBA, gjithashtu ka konfirmuar një gjë të tillë.
ROCKET DEBRIS | Multiple videos from Japan this evening showed the Long March 5B Rocket pass by Fuji City and Hiratsuka City.
Note: This is not the main body of the rocket, but just smaller parts of debris. pic.twitter.com/vhSzDoKVOS
— WRTV Indianapolis (@wrtv) May 9, 2021
“Të gjithë që ndjekin ri-hyrjen e LongMarch5B mund të relaksohen. Raketa është poshtë”, është shrkuar në Twitter nga ky institucion.
“Ne besojmë se raketa ra në Oqeanin Indian, por po presim të dhëna zyrtare nga @ 18SPCS”, ishte shtuar në një cicërimë të veçantë, duke iu referuar një skuadrilje të Forcës Hapësinore të SHBA.
Chinese Rocket Lands in Indian Ocean Near Maldives#ChineseRocket pic.twitter.com/UNdRX0RaGG
— Tayyab Saeed?? (@TayyabS59587180) May 9, 2021
Ndryshe, autoritetet amerikane dhe evropiane kishin monitoruar raketën, e cila po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 13.7 km/sekondë.
?شاهد.. #الصاروخ_الصيني في سماء #جدة pic.twitter.com/zayQyN4XSK
— الأحداث الأمريكية?? (@election2020P) May 9, 2021
Një ndryshim prej vetëm një minutë në kohën e ri-hyrjes përkthehet në qindra kilometra diferencë në tokë dhe parashikimet e mëparshme kishin dhënë si vende të mundshme të rënies që nga Deti Mesdhe deri në Oqeanin Paqësor.
Megjithatë, sipas ekspertëve, me pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga uji, shanset që ajo të ulej në një zonë të populluar ishin të ulëta, dhe gjasat e lëndimeve edhe më të ulëta.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje – edhe pse të verifikuara në të cilat pretendohet se shihet momenti i rënies së “pjesëve të raketës” në Oqeanin Indian, pranë Maldiveve. /Telegrafi/