Site icon Telegrafi

Në rrënojat e godinave të braktisura, vizaton portrete të femrave (Foto)

Tyrone Wright nga Victoria e Australisë, vizaton portrete të femrave nëpër godina që janë të braktisura për arsye të ndryshme.

Me anë të këtyre imazheve, artisti i njohur si Rone, dëshiron t’ia kthejë shpirtin e dikurshëm këtyre objekteve të rrënuara, transmeton Telegrafi.

Ai hulumton ndërtesa në shumë vende dhe më pas e kryen vizatimin, i cili do të fshihet nga shiu, apo muri do të bie në çdo moment. Madje, Rone kërkon aso objektesh, të cilat do të shemben vetëm disa ditë pasi të ketë kryer instilacionin artistik.

“Me anë të këtyre vizatimeve, dua të kthejë të bukurën që ai vend e kishte dikur. Femra është gjëja më e përkryer dhe e vetmja që mund të ngjallë të neglizhuarën dhe të braktisurën”, ka thënë artisti australian.

Ekspozita tij e fundit, “Zbrazët” është zhvilluar në kino ‘Star Lyric’, në të cilën nuk është shfaqur ndonjë film për 60 vite.

Pas disa ditësh, ekskavatorët e kanë rrënuar këtë sallë të ndërtuar më 1922, sepse komuna e Melbournit, planifikon të ndërtojë diçka tjetër në atë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version