Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, edhe pse largimi nga Napoli duket i pashmangshëm.
Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk ka një marrëveshje të re për vazhdimin e saj.
Tani shkodrani është i lirë të nënshkruajë një para kontratë me ndonjë skuadër tjetër në mënyrë që t’i bashkohet në verë si futbollist i lirë.
Nga ana tjetër Napoli po kërkon ndonjë blerës që të fitojë ndonjë milionë nga largimi i shqiptarit.
Roma dhe Spartaku i Moskës ishin dy skuadrat e interesuara për lojtarin, por duket se Hysaj nuk do t’i bashkohet asnjërës nga to.
E ardhmja e shqiptarit pritet të jetë në elitën e futbollit francez Ligue 1, ku gjiganti Olympique Marseille po e dëshiron transferimin e tij.
L’Equipe ka raportuar se emri i Hysajt ndodhet në zyrat e klubit të madh francez dhe ata po synojnë transferimin e shqiptarit qysh në afatin kalimtar të janarit.
Edhe për lojtarin Marseille është një opsion i mirë dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në bregdetin francez. /Telegrafi/