Telegrafi

Në rënie interesimi për veturat pa kulm

Sipas një hulumtimi të realizuar së fundmi, interesimi për veturat kabriolet ka rënë për 50 për qind.

Ndjenja e çlirimit gjatë ngasjes në ditët e bukura me diell, me qasje të plotë për shijimin e peizazheve, dhe në fund të fundit tërheqja e vëmendjes derisa ngisni një kabriolet, gjithmonë kanë qenë virtytet e një veture me kulm të hapur. Megjithatë, sipas hulumtimeve më të reja që ka përfshirë Evropën dhe Amerikën Jugore, shitja e kabrioletëve ka rënë për 50 për qind për dallim nga viti 2007, transmeton Kosovapress.

Hulumtimin që e ka udhëhequr kompania “Autofacts”, tregon se numri i veturave të shitura me kulm të hapur në tregjet botërore ka rënë nga 827.000 sa ishin porositur në vitin 2007 në 444.000 të shitura vitin e kaluar. Besohet se njëra prej arsyeve kryesore të kësaj rënie në treg është rritja e shitjes së veturave SUV dhe Crossover.

Megjithatë, analistët vlerësojnë që arsyeja kryesore për rënien e shitjes së kabrioletit në Evropë dhe Amerikën Jugore, është paraqitja e veturave me kulm panoramik (të xhamit), të cilët janë të disponueshëm në të gjitha segmentet e veturave. Në këtë mënyrë, blerësit munden që me një shumë më të vogël të hollave krahasuar me atë të kabrioletit të sigurojnë një veturë me qëllime të njëjta, në të cilën sa herë që dëshirojnë mund të shijojnë ndjenjën e një veture me kulm të hapur.

Disa prodhues tashmë e kanë vërejtur këtë fakt, dhe kanë filluar të shuajnë njësitë e modeleve kabriolet. Për shembull, Volkswagen planifikon të prodhojë pasardhësin e modelit Eos, kurse drejtori ekzekutiv i këtij grupi, Martin Vinterkorn, ka bërë të ditur se për gjithë grupin e VW nevojiten gjithsej  dy kabrioletë. /Telegrafi/