Site icon Telegrafi

Anthony Joshua fiton me nokaut në raundin e nëntë ndaj Kubrat Pulev

Anthony Joshua ka fituar ndaj Kubrat Pulev në raundin e nëntë me nokaut, duke vazhduar t’i mbajë titujt në WBA, IBF dheWBO.

Në raundin e parë të dy boksierët tentuan njëri tjetrin, duke qëndruar më shumë në distancë, ku nuk kishte momente të nxehta.

Raundi i dytë ishte më i zjarrtë, ku fillimisht Joshua dha disa goditje, por Pulev qëndroi mirë, duke u kthyer edhe ai me disa sulme.

Në raundin e tretë Joshua shpërtheu. Ai i bëri dy nokdaun Pulevit, i cili fillimisht i iku dy luftimit pas goditjeve të marra, ndërsa gjyqtari e konsideroi si nokdaun.

Pas këtij Joshua nuk u dal dhe me disa goditje të kombinuara e rrëzoi Pulevin për herë të dytë. Edhe kësaj radhe Pulev u ngritë në këmbë për të vazhduar duelin.

 

Raundi i katërt ishte më i qetë se i treti, ku boksieri bullgari kishte arritur ta merrte vetën.

Edhe raundi i pestë i takoi Joshuas që kishte një sulm të mirë në fillim, duke e goditur disa herë Pulevin.

Edhe raundi i gjashtë ishte i bukur, me të dy boksierët që u munduan të godasin.

Se Pulev është një boksier i fortë e tregon edhe raundi i shtatë, pasi i mbijetoi një sulm të fort të Joshua, i cili e goditi tri herë në mjekër, por qëndroi në këmbë.

Në raundin e tetë, Pulev kishte një sulm të suksesshëm duke goditur Joshuan, i cii pastaj u kthye me disa goditje.

Në raundin e nëntë Joshua e bëri atë që ka ditur  ta bëjë më së miri ndër vite. Fillimisht e rrëzoi me një nokdaun Pulevin, i cili ia arriti të ngritët në këmbë.

 

Por në sulmin e dytë anglezi e shkatërroi plotësisht, duke e rrëzuar në nokaut, pasi  Pulev nuk arriti të kthehet më në lojë.

 

Joshua tani ka 24 fitore nga 25 ndeshje në boksin profesionist, ndërsa për Pulev kjo është humbje e dytë në karrierë.

/Telegrafi/

Exit mobile version