Dy persona, një djalë dhe një vajzë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet për vendndodhjen. .
Rasti është raportuar të martën, ndërkaq ka ndodhur në dy raste të ndara më 22 dhe 25.02.2025 në Fushë Kosovë dhe Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.
“Fushë Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.
Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/