Rrahje të shpejta të zemrës, duart e mbushura me djersë dhe probleme me frymëmarrje – ky është stresi, dhe është i keq për shëndetin apo jo?
Për shumicën e njerëzve, stresi është i dëmshëm. Tregoni një personi se ndjeheni të stresuar dhe mundësitë janë të mëdha që personi do t’ju përgjigjet me brengosje dhe mëshirë, transmeton Telegrafi.
Pra, shumica e njerëzve besojnë se në përgjithësi stresi është i dëmshëm. Por, a është kjo e vërtet?
Hulumtime të shumta kanë treguar se në raste të rralla, stresi edhe mund të jetë i mirë.
Një rast i tillë mund të jetë fakti se stresi na bën të reagojmë më shpejt.
P.sh. kur diçka kërcënuese ndodh, është stresi i cili na ndihmon të reagojmë sa më shpejt. Pastaj, falë stresit ne mësojmë si të ballafaqohemi me të dhe mësojmë nga ajo.
Nëse një kafshë ballafaqohet me ndonjë grabitqar, kafsha menjëherë fillon të ikë dhe kjo është kryesisht për shkak të stresit. /Telegrafi/