Leonardo Bonucci nuk planifikon të kalojë sezonin e ardhshëm në stolin e Juventusit.
Kampioni italian pritet që ta sjell Matthias de Ligtin nga Ajaxi, e cila do të thotë se italiani nuk do të ketë vend në formacionin startues.
Manchester City, një klub që u përpoq ta transferonte tri vjet më parë i është bashkuar luftës për transferimin e italianit.
Kampioni i Serie A refuzoi ta shesë, por Juventusi e transferoi vitin e ardhshëm te Milani. Pas një viti, ai u kthye për 35 milionë euro.
Bonucci, i cili ka një kontratë të vlefshme trevjeçare, Juventusi raportohet se do ta lë të lirë për 50 ose 60 milionë euro, njofton Corriere dello Sport.
Klubi më i afërt për blerjen e tij, sipas të njëjtit burim, është kampioni në fuqi i Ligës Premier, City.
Megjithatë, nga Franca ka informacion se 32-vjeçari mund të përfundojë te kampioni i Ligue 1, PSG.
Ndryshe, Bonucci deri më tani ka pasur 256 paraqitje për Bianconerri dhe ka realizuar 16 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/