Telegrafi

Në rast të fitores së Atletico, Simeone me një rekord historik

Pak orë na ndajnë nga finalja mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë finale nuk ka favorit pasi të dy skuadrat do luajnë vetëm për fitore dhe forma e të dyjave është pothuajse e njëjtë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth finales mes Atleticos dhe Real Madridit

Por, në rast të fitores së Atleticos, atëherë Simeone do të bëhet trajneri i parë argjentinas që e fiton  Ligën e Kampionëve.

Tekniku argjentinas beson thellë të fitorja, por për ta arritur atë nuk do të kenë aspak të lehtë. /Telegrafi/