Telegrafi

Në rast se iu ka ikur, Messi e dribloi me klas Sobrinon (Video)

Barcelona fitoi ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 2-1 në La Liga.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Lionel Messi, por përveç kësaj ai bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Lexo po ashtu Barça 2-1 Alaves: Ekspertët spanjollë të referimit komentojnë prekjen me dorë të Umtitit, Piques dhe thonë se gjuajta e lirë Messit nuk duhej dhënë

Një nga këto momentet ishte në fillim të pjesës së parë, ku argjentinasi dribloi në mënyrë fantastike Ruben Sobrinon.

Messi ka një mesatare për 5.8 driblime për ndeshje në La Liga.

Kjo është mesatarja më e madhe në kampionatin elitar spanjoll, pas tij vijnë me Jonathan Viera (3.1 driblime për ndeshje) i Las Palmas.

Messi këtë sezon ka shënuar 20 gola në La Liga dhe ka dhuruar nëntë asistime. /Telegrafi/