Telegrafi

Në rast se dështon Di Maria, Sabatini do provojë për Lamelan

Orë vendimtare për sulmin e Interit.

Sipas FcInternews.it, është pothuajse e sigurt se në 15 ditët e ardhshme Angel Di Maria do jetë në Milano.

Walter Sabatini dhe agjenti i argjentinasit Pablo Sabbag, janë në bisedime. Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për numrin 11 të Parkut të Princave.

Por, në rast se kjo dështon, Sabatini ka një alternativë.

Bëhet fjalë për Erik Lamelan, i përkëdheluri i Sabatinit që nga koha kur ishin te Roma.

Argjentinasi tani luan te Tottenhami, por dëshiron rikthim në Serie A, pasi përshtatet më shumë me lojën e kampionatit italian. /Telegrafi/