Laurent Blanc është një nga zëvendësuesit më serioz për t’u bërë trajner i Chelseat në rast se Maurizio Sarri.
Blutë po kalojnë në një periudhë të dobët, Manchester Unitedi i ka eliminuar nga FA Cup, kurse në Ligën Premier renditen në vendin e gjashtë.
Durimi i klubit është në prag të përfundimit dhe ka raportime se pozita e Sarrit është në rrezik.
Sipas Evening Standard tashmë Chelsea e ka menduar edhe zëvendësuesin e italianit, bëhet fjalë për Blanc. Francezi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, por në të kaluarën ka stërvitur Paris Saint Germainin dhe Bordeaux.
53-vjeçari ka stërvitur edhe Përfaqësuesen e Francës, por sukseset i kishte vetëm me klubet e lartpërmendura.
Vlen të theksohet se Blanc ishte lojtar i Man Utd për dy sezone (2001/02, 2002/03), me këtë rast kishte fituar Ligën Premier në sezonin e dytë.
Gjatë karrierës së tij ai luajti edhe për skuadra të mëdha si Interi, Marseille, Barcelona dhe Napoli. /Telegrafi/