Të 273 vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje të RMV-së janë hapur sot në orën 07:00 dhe të drejtë vote në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë 141.167 votues.
Sipas informacioneve nga komisionet komunale zgjedhore, votimi tashmë është duke u zhvilluar dhe përveç disa problemeve të vogla teknike me aparatet e gishtave dhe ultravjollcës, nuk janë vërejtur ndonjë problem tjetër. Sipas komisioneve zgjedhore, problemet teknike janë tejkaluar dhe nuk ndikojnë në procesin zgjedhor.
Ndryshe, në rajonin juglindor të vendit votohet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novo Sellë, Konçe, Bogdanci, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë.
Dje kanë votuar të sëmurët, të paaftit dhe të burgosurit nga burgjet në Strumicë dhe Gjevgjeli./Telegrafi/