Telegrafi

Në QKUK po trajtohen 61 raste të fruthit (Video)

Me gjithë uljen e intensitetit, fruthi vazhdon të prek kosovarët. Aktualisht në QKUK, për kurim nga kjo sëmundje ndodhen 61 persona te moshave te ndryshme. Vetëm gjatë ditës së martë janë pranuar shtatë raste të reja nga zona të ndryshme të Kosovës.

Të prekurit nga kjo sëmundje, duke folur për Tribuna Channel, kanë thënë se trajtimi në QKUK u ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes.

Drejtor i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka thënë se aktualisht në QKUK janë duke trajtuar disa raste me simptoma të rënda, ndërsa theksoi se tre prej tyre janë fëmijë.

Deri më tani Klinika Infektive ka pranuar mbi 340 raste me sëmundjen e fruthit.