Site icon Telegrafi

Në Qipro “zbulohet” një variant i ri i COVID-19, bashkim i simptomave Delta dhe Omicron

Varianti i mundshëm i hibridit të COVID-19 është shfaqur në Qipro, por disa shkencëtarë po e cilësojnë si alarm të rrejshëm.

Varianti hibrid Delta dhe Omicron i coronavirusit u zbulua në Qipro, pasi janë regjistruar 25 raste, transmeton Telegrafi.

Këtë e kanë kritikuar shumë shkencëtarë që pretendojnë se bëhet fjalë për një rast të kontaminimit.

Profesori i shkencave biologjike të Universitetit të Qipros, Leondis Kostrikis, e ka quajtur hibridin e ri “Deltracron”, duke paralajmëruar që bota “në të ardhmen do të sheh nëse ky variant patologjik është më infektues dhe do të mbizotërojë” mbi variantet aktuale.

25 raste me Deltacron tashmë janë regjistruar dhe raportuar në bazën e të dhënave, lidhur me mutacionet GISAID COVID-19.

Megjithatë, Kostrikis ka thënë se hibridi sigurisht se do të forcohet dhe do të jetë dominues mbi variantin Omicron, që po qarkullon me të madhe nëpër botë.

E pavarësisht që disa janë të brengosur për raportimet e variantit të ri, një grup shkencëtarësh e kanë mohuar këtë duke e cilësuar si alarm të rrejshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version