Drake ka konfirmuar se albumi i tij i ri po vjen në qershor.
Drizzy e ndau lajmin e tij në dy postime në Instagram ku konfirmoi prurjet e reja muzikore.
Drake regjistroi albumin “Scorpion” në Toronto dhe muajin e fundit ai tha se albumi do t’i dedikohet vendlindjes së tij.
“Unë po punoj në këtë album të ri për qytetin”, u shpreh Drake kohë më parë.
Drake ka qëndruar në studio me disa producentë të njohur si Noah Shebib, Pi’erre Bourne, Bad Bunny, London On Da Track etj.
Scorpion do të jetë albumi i parë i plotë nga Drake që prej “Vieës” nga viti 2016.
Titulli i albumit pa dyshim se është në përputhje me shenjën e tij të horoskopit.
Drake është lindur më 24 tetor të vitit 1986, ndërsa në vitin 2006 lansoi këngën “A Scorpio’s Mind”. /Telegrafi/