Telegrafi

‘Në qendër’: Në Maqedoni do të ketë luftë, e organizojnë forca të errëta (Video)

Gazetari Vasko Eftov në emisionin ‘Në qendër’ këtë javë ka trajtuar temën ”Si e përgatisin Masonët prishjen e Maqedonisë”. Eftov ka biseduar me Jelena Guskova, eksperte e sigurisë për Ballkan e Shërbimit sekret të Rusisë, dhe Përfaqësuesin e Masonëve në Ballkan, Zoran Neneziq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Guskova thotë ”Maqedonia me të vërtetë gjendet në një situatë shumë të rëndë. Maqedonia ka probleme të mëdha në marrëdhëniet e jashtme me shtetet fqinje. Ka probleme brenda në shtet dhe ka probleme tani edhe me refugjatët. Deri tani funksionon pa emër. OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare ende nuk e njohin Maqedoninë me emrin kushtetues. Maqedonia gjendet në probleme edhe me shqiptarët brenda. Për shqiptarët e ndryshuat Kushtetutën dhe Preambullën.” thotë mes tjerash Jelena Guskova, eksperte e sigurisë për Ballkan e Shërbimit sekret të Rusisë.

Nga ana tjetër Zoran Neneziq, përfaqësues i Llozhës së masonëve në Jugosllavi thotë se Masonët kanë dorë në lojërat në ish-Jugosllavi. Sipas Vasko Eftov, Neneziq është kryemjeshtri i Masonëve në ish Jugosllavi. ”Llozha e Masonëve nuk mba llogari se si do të ndjehen qytetarët e Maqedonisë, Bosnjes dhe Sërbisë. Ata vazhdojnë misionin e tyre në Ballkan dhe në botë.” thotë mes tjerash Neneziq.

Edhe Jelena Guskova edhe Zoran Neneziq në mes tjerash thonë se Washingtoni dhe Londra zyrtare në shekullin e kaluar dhe në dekadat e ardhshme, do të zgjidhin problemet e shqiptarëve në territorin e ish-Jugosllavisë, në të mirë të shqiptarëve. Kjo agjendë sipas Guskova thuret sipas agjendave të Kosovës dhe Shqipërisë./Telegrafi/