Telegrafi

Në qeli për grabitjen në Rinas, Oltion Veseli kërkon lirimin nga burgu

Oltion Veseli, një nga te arrestuarit për grabitjen në Aeroportin e Rinasit kërkon të lirohet nga qelia. Përmes avokatit të tij, ai ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda. Në ankimin e depozituar ne Apel Veseli pretendon se vendimi që e la në burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

Veseli i cili u arrestua nga policia më 22 prill si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, dyshohet se është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë Vjenë në momentin e grabitjes më 9 prill.

Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, merret në pyetje gruaja gjermane e njërit prej grabitësve

Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar ne Afganistan dhe më pas është arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejçari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. /Telegrafi/