Telegrafi

Në punëtorinë e tij gjen fishekë, gëzhoja e predha – Policia heton rastin në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Han të Elezit, ku një person ka njoftuar policinë se në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit derisa ka qenë duke prerë një dru ka hasur në disa fishekë.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 15:00.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit derisa ka qenë duke prerë një dru ka hasur në disa fishekë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 113 fishekë, 7 gëzhoja dhe katër predha të kalibrit 7.62mm të cilat janë sekuestruar”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/