Telegrafi

Në protestën e opozitës arrestohen 27 persona

Që në mbyllje të protestës së opozitës, policia e Tiranës nisi shoqërimet e para në komisariate. Forcat e rendit deri më tani kanë ndaluar 55 persona, 27 prej të cilëve u prangosën, ndërsa 10 të tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

Mes personave të proceduar është edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, organizator zyrtar i tubimit, ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për prishje të rendit publik, shkatërrim prone me zjarr e kundërshtim te forcave të policisë.

Lexo po ashtu Plagosen 5 policë në protestën e natës të opozitës

Nga përplasjet e mbrëmshme para selisë se parlamentit mbetën të lënduar 15 protestues dhe 5 efektivë.

Këta të fundit u vizituan në spital nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. /VizionPlus/Telegrafi/