Burime nga Prokuroria Speciale për agjencinë META konfirmojnë se në PSP do të dëshmojnë Kryeministri Zoran Zaev, si edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Zoran Verushevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre burimeve, ata do të dëshmojnë për lëndën ”Shënjestra” rreth orës 14:30. ”Shënjestra” ka të bëjë me përgjimet e paligjshme, respektivisht për çështjen se kush urdhëroi përgjimin, kush përgjoi, sa persona janë përgjuar.
PSP-ja më herët njoftoi se në periudhën 2008-2015 janë përgjuar 5.817 numra telefoni./Telegrafi/