Telegrafi

Në Prizren shqiptohen 121 gjoba për kundërvajtje në trafik

Policia rajonale e trafikut në Prizren ka bërë të ditur se po vazhdon me aktivitete, duke kontrolluar dhe mbikëqyre rrjedhën normale të trafikut, në kontrollimin e automjeteve për tejkalim të shpejtësisë në zona të kufizuara më shenjë trafiku.

Sipas njoftimit, gjatë pikës kontrollit në rrugën Landovicë-Gjonaj me qëllim parandalimi të aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në trafik, gjatë një pike kontrolli me radar janë shqiptuar 23 tiketa për kundërvajtje të ndryshme si: pa regjistrim, pa maska, tejkalim i shpejtësisë, dritat e pa rregullta, kontrollimi i mjeteve të transportit, dhe me masa mbrojtëse ndalim drejtimi i automjetit.

Ndërkaq, gjatë ditës janë shqiptuar gjithsej 121 tiketa për kundërvajtje në lokacione të ndryshme të zonës së përgjegjësisë (bazuar në plane operative aktive), në rajonin e Prizrenit, njofton Telegrafi.