Telegrafi

Në Prizren e Vushtrri raportohet për para të falsifikuara në vlerë mbi 1 mijë euro

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë raportuar dy raste të falsifikimit të parasë me vlerë totale mbi 1 mijë euro.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në Prizren e tjetri në Vushtrri.

“Rr. Besim Shala, Prizren 18.10.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash, të pranuara në bankomat, janë hasur disa monedha dhe kartëmonedha  në vlerë prej 746 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.

Rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa, në Vushtrri bëhet e ditur se është arrestuar një person për shkak se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 466 euro para kesh (monedha dhe kartëmonedha të ndryshme), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/